Wednesday, May 22, 2013

Vdiq 120 vjec, ka djalin 98-vjecar dhe 446 pasardhes tjere



Njeriu me i moshuar ne Arabine Saudite, sheiku Awad bin Abdul Aziz bin Saifi Al Qarni, nderroi jete ne moshen 120 vjecare duke lene pas vetes 447 pasardhes, mes tyre djalin 98-vjecar, 23 femije te tjere dhe qindra niper, mbesa, sterniper e stermbesa.

Ai nuk ka pasur probleme shendetesore, ndersa ka vdekur ne shtepine e tij ne fshatin Al Baddad. Ai ka qene udheheqes i fisit thuajse gjate gjithe jetes.

Pas vetes ka lene 24 djem dhe vajza qe i ka pasur me gra te ndryshme. Djalin me te moshuar e ka 98 vjec, ndersa me te riun 22 vjec. Nipi me i moshuar i tij eshte 65 vjec.

Ai lindi ne vitin 1893 dhe ka jetuar ne tre shekuj te ndryshem. 

No comments:

Post a Comment