Friday, May 31, 2013

Qëllon me gurë makinën e Berishës, dhunohet nga truprojat



Një 52- vjeçar është dhunuar nga truprojat e kryeministrit Sali Berisha pasi qëlloi me gurë makinën e kryeministrit Sali Berisha, i cili gjendej në Burrel për një takim elektoral.
Top News njofton se truprojat e kryeministrit Sali Berisha kanë dhunuar 52- vjeçarin Halit Hoxha dhe më pas e kanë dërguar në stacionin e policisë,transmeton tema.
Personi qëlloi me gurë makinën e Berishës ndërsa ajo ishte në lëvizje e sipër.

Arrestohet djali i Naser Kelmendit



Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi, është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitre Kulla.Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në Kotor, për veprën penale shpërodrim i detyrës zyrtare.
Naser Kelmendi, i dyshuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale në rajon, është arrestuar më 5 maj në Kosovë, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit.
Ditë më parë, djali tjetër i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi, është shpallur fajtor për tentim-vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kryetari Bashkisë pi cigare me trafikantë droge



Probleme serioze për Rob Ford, kryetarin e bashkisë së Torontos. Në një video të filmuar me celular ai është parë duke pirë ciagre së bashku me një grup trafikantësh droge. Videoja është nxjerrë në shitje nga “regjisori” i saj dhe në mënyrë të fshehtë është marr dhe nga disa gazetarë, të cilët e kanë publikuar në gazetën “The Star”. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga vetë ai apo edhe nga stafi i tij.

Këpucë ari në kohë krize




Biznesmeni italian Alberto Moretti ka ndërmarrë një mision ekstravagant, në një kohë kur tërë bota po vuan krizën më të rëndë ekonomike ndër vite.
Moretti ka njoftuar lançimin botëror të këpucëve të para me material kadife të mbuluara me ar 24-karatësh.
Këpucët do të prezantohen për herë të parë në një eveniment të zgjedhur që përkon me Çmimin e Madh të Montekarlos në F1.
Bëhet fjalë për një model “decolletè” për gratë dhe “loafer” për burrat, që do të shpërndahen ekskluzivisht në pesë dyqane:
“Barneys” në Nju Jork, “Fred Segal” në Los Anxheles, “Harrods” në Londër, “Swank” në Hong Kong dhe “Level Shoe District” në Dubai.

Film porno gjatë edicionit të lajmeve (Video)




Teleshikuesit e një edicioni lajmesh në Greqi kanë parë një shërbim të pa zakontë. Ndërkohë që gazetari ishte duke komentuar një lajm dite direkt, një skenë seksi shfaqet mbrapa tij. Menjëherë është folur se ka qenë një defekt teknik dhe ndërrohet kanal

Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes



Gazeta angleze Daily Mail në një shkrim të publikuar sot tërheq vëmendjen mbi një fakt krejt ndryshe nga ajo që dimë.
Harrojeni faktin se censusi i vitit 2011 theksoi se në Britani 33.2 milionë persona e quajtën veten kristianëm shkruan Daily Mail. Një e dielë, në një prej lagjeve të Londrës nëpërmjet fotografive dhe mund të shihni me sytë tuaj kush janë besimtarët e vërtetë, shkruan Daily Mail.
Këto fotografi tregojne se krishterimi në këtë vend është duke u bërë një fe e së kaluarës, dhe Islami fe e së ardhmes. Ato janë realizuar në lindje të Londrës, disa qindra metra larg njëra- tjetrës.
Në dy fotot e para shihen dy kisha, ku po mbahen meshat e të dielës. Në kishën e parë janë të pranishëm vetëm 12 persona, kur kisha është projektuar për 1230 persona.Më tej është një tjetër kishë, e hapur në shekullin e 18-të, njësoj si e para. Në total janë 20 besimtarë, kur kisha mban deri në 1 mijë besimtarë.
Në dhjetë vitet e fundit në Angli ka pasur një rënie të personave të identifikuar si të krishterë, nga 71.7 për qind në 59.3 për qind të popullsisë. Në të njëjtën periudhë numri i muslimanëve është rritur nga 3 përqind e popullsisë në 4.8 përqind. Gjysma e muslimanëve britanikë janë nën moshen 25 vjeç.
Është vlerësuar se në vitet e ardhshme në këtë vend do të ketë më shumë muslimanë aktivë se sa çmund te ketë në kishë. Një ide e cila gjysmë shekulli më parë do të kishte qenë krejtësisht e paimagjinueshme.

Aksidentohen derisa po bënin seks në makinë



Luis Briones, 25-vjec nga New Mexico është arrestuar në falgrancë në SHBA, teksa përpiqej të arratisej pas aksidentit rrugor të shkaktuar në gjendje të dehur.
Ndërkohë, që policia ka mundur të zbardhë kronologjinë e aksidentit, i cili përngjason me një film sesa një ndodhi e vërtetë.
Mësohet se 25-vjecari drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur dhe njëkohësisht bënte seks me të dashurën e tij 21-vjecare, kur kaloi një kryqëzim me semafor të kuq.
Si pasojë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit, duke ‘fluturuar’ jashtë makinës pa rroba veshur shoqen e tij. 21 vjecarja ka mbetur lakuriq në mes të rrugës, por kjo nuk e ka penguar të riun që ta braktiste në përpjekje për t’u arratisur.
Luis Briones me një këpucë dhe një palë pantallona të veshura në anën e kundërt, ka tentuar të largohet në drejtim të një pylli të vogël anë rrugës. Policia e cila është vënë në ndjekje të 25-vjecarit ka mundur të arrestojë të riun, dhe ka konstatuar se ai ishte në gjendje të dehur.
25-vjecari është arrestuar dhe ndodhet në qelitë e burgut të shtetit Bernalillo me një gjyq që do i kushtojë 22 mijë dollarë.

Thursday, May 30, 2013

Lesbiket myslimane martohen në Britaninë e Madhe



Dy femra pakistaneze lesbike janë martuar ditën e sotme në Britaninë e Madhe, e cila lejon martesat midis personave me të njëjtin seks. Kjo martesë sipas mediave britanike është martesa e parë lesbike e dy besimtareve myslimane. Të dyja vajzat deklaruan se ato kishin marrë kërcënime me vdekje të Lahore dhe Mirnour, qytete pakistaneze nga ato vinin. Për këtë arsye ato u larguan drejt Britanisë së madhe ku edhe kërkuan azil politik. Çifti është njohur në Birmingam vite më përpara, ku të dyja vajzat kanë studiuar.

Francë: Lidhet martesa e parë homoseksuale




Në Francë është zhvilluar martesa e parë zyrtare mes dy personave të së njëjtës gjini, pas miratimit të ligjit që lejon martesat e homoseksualëve dhe ligjit të adoptimit.
Dy burra, Vincent dhe Bruno u martuan të mërkurën në Komunën e qytetit Montpellier.
Qindra mysafirë ishin të ftuar, duke përfshirë edhe një ministër të qeverisë, derisa policia ka bërë roje jashtë për të siguruar që të mos ndërpritet ceremonia.
Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Paris kundër ligjit në një demonstratë që përfundoi me përleshje me policinë.
Kundërshtarët e ligjit, që mbështeten nga grupe fetare dhe disa grupe djathtiste politike, thonë se duan ta ruajnë traditën, që fëmijët të kenë prindër një mashkull dhe një grua.
Franca është vendi i 14-të në botë që lejon martesat e të njëjtit seks

Nënë e bijë: kërkojnë babë dhe bir të bëjmë film porno



Monica dhe Jessica Sexxxtons nënë e bijë, përkatësisht 22 dhe 56-vjec, njoftojnë se kërkojnë babë dhe bir që të luajnë së bashkë një film porno.
Oferta e fortë e nënës dhe vajzës vjen si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike. Pasi kanë tronditur Amerikën me deklarata e tyre duke fituar kështu titullin si familja e parë erotike në botë, nuk mungojnë dhe reagimet në Tampa të Floridas, ku nënë e bijë jetojnë prej vitesh, dhe që njihet si një qytet ku incesti quhet krim.
Monica dhe Jessica Sexxxtons sigurojnë “Nuk kemi bërë kurrë seks bashkë, e pakta kemi pasur të njëjtin partner, por në kohë të ndryshme. E njëjta gjë do të ndodhë dhe tani, thjesht kërkojmë partnerë për të fituar ca para më shumë”

Aferditës i dalin të brendshmet në shesh (Foto)


Afërdita Dreshaj ditë më parë ka qëndruar në Stamboll, pasi që është ftuar nga këngëtari turk Bülent Sertta? për tu shfaqur në videoklipin e tij.
Vizita e saj atje tërhoqi vëmënedje të madhe mediale, duke iu referuar si ‘’dashura kosovare” e Leonardo Di Caprios.
Fotoreporteët turke kanë përcjellë pothuajse çdo lëvizje të Dreshaj, duke e zënë atë edhe në pozita të pafavorshme.
Kështu, gjatë kohës kur po futej në veturë, fotomodelja shqiptare ka shfaqur më shumë se që duhej nga trupi i saj, në sajë të fustanit të shkurtër,transmeton IO.
Gjatë qëndrimit të saj në Turqi, fituesja e kurorës Miss Universe Kosova ka bërë edhe prononcime për media, bashkë me këngëtarin Sertta?.

Era vë në siklet Kim Kardashian



Por të enjten kur Kim Kardashain heshti edhe kritikët me stil, doli të ishte era që ia prishi punët bukuroshes që së shpejti do të bëhet nënë.
Kim duket se e pa anën qesharake të “Momentit Marilyn”, por veproi shpejt duke vendosur dorën përpara që të pengonte erën. 

Super seksi pas lindjes së vajzës


Supermodelja Gisele Bundchen tregon trupin e saj të mahnitshëm me bikini në kopertinën e “Vogue” Brazil për muajin qershor. Kjo është kopertina e parë e 32-vjecares pas lindjes së fëmijës së dytë dy muaj më parë.

Wednesday, May 29, 2013

‘Sulltanesha Hurem’ përfundon në psikiatri, braktis serialin




Meryem Uzerli, e njohur si Sulltanesha Hurem nga seriali “Shekulli madhështor” (“Muhtesem Yuzyil”), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.
“Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, ka deklaruar ajo dhe është paraqitur në një klinikë rehabilitimi.
Aktorja ka humbur vetëdijen pasi ka festuar episodin e 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë dhe më pas është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore. Meryem është e prirë ndaj depresionit, ndërsa atë e lodhin edhe fansat, për shkak të të cilëve nuk mund ta bëjë si duhet jetën private.
Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me stresin.
Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur zëvendësuesen e saj

Më vinte t’i kafshoja vithet e Jennifer Lopez




Kishte shkuar për të prezantuar ekskluzivisht për Britaninë e Madhe këngën e saj më të re, por Jennifer Lopez i dha publikut edhe më shumë se kaq.
Në emisionin ‘Britain’s Got Talent’, këngëtarja latine ishte mbuluar sipër dhe ishte zbuluar poshtë duke nxjerrë në pah pjesën e saj më të mirë.
Një nga pjesëtarët e jurisë, Amanda Holden, dha përshtypjen e saj në mënyrë shumë eksplicite: “Më vinte t’i kafshoja ato të pasme. Një mrekulli e vërtetë!

Tuesday, May 28, 2013

McLaren 200 mijë paundë i vihet flaka



Drejtuesi i këtij McLaren MP4 shpëtoi me lëndime të lehta por ama makina e tij e cila kushton 200 mijë paundë u shkrumbua nga flakët. Ngjarja ndodhi në Tottenham, në veri të Londrës ku makina mori flakë gjatë ecjes.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur me vonesë duke mos shpëtuar makinën e cila nuk ka kushtuar pak. Ekspertët dhe policia kanë nisur hetimet për gjatjen e shkakut të rënis së zjarrit.

Samsung zbulon pa dashje Galaxy S4 Mini


Pak ditë nga hedhja në treg e Galaxy S4, Samsung zbardh edhe detajet e Samsung Galaxy S4 Mini dhe gjithcka falë një gafe, që më vonë vetë kompania koreano-jugore e ka parë të paarsyeshme për ta korigjuar.
Në fakt, nuk ka ende asnjë datë zyrtare dhe asnjë të dhënë për Galaxy S4 Mini, por në faqen zyrtare të kompanisë janë hedhur imazhet e dy produkteve të reja, Mini, GT-i9191 dhe SGH-I257.
Imazhet e hedhura në internet shoqërohen edhe me të dhënat përkatëse, madhësinë e ekranit, procesori, sistemi i operimit e deri tek aplikacionet e përshtatëshme për këto produkte.
Galaxy S4 Mini ka një ekran 4.3 polësh, procesor 1.6 Ghz dual-core, 1 GB Ram modeli 3G dhe 2 GB Ram modeli LTE që mundëson teknologjinë 4G. Ky smartphone ofrohet në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, si dhe mundësinë për të mbajtur dy karta telefonike.
Dalja e tij në treg ende nuk dihet, por në formet teknologjike në internet përflitet për në fillim të muajit korrik, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar edhe cmimi me të cilin do dalë./tch/

Presidenti më i varfër në botë



Quhet Jose ‘Pepe’ Mujica, president i Uruguajit, i njohur ndryshe si kryetari i shtetit më i varfër në botë.
Mujica, 78 vjeç, anëtar i grupit të armatosur Tupamaros në vitet ’60 dhe president prej 2010-ës, është i njohur për stilin mëse modest të jetesës.
Ai zotëron vetëm një “Volkswagen” të vjetër dhe jeton me bashkëshorten, senatoren Lucia Topolansky, në një fermë të vogël në rrethinat e Montevideos.
Presidenti uruguajan është bërë i famshëm edhe sepse hapi dyert e rezidencës zyrtare për të pastrehët, për t’u mbrojtur nga i ftohti gjatë stinës së dimrit.
Gjithashtu, në rast nevoje ai ka vënë në dispozicion për endacakët edhe një pjesë të pallatit presidencial Suarez y Reyes.
24 majin e kaluar një nënë me fëmijën e saj ishin të parët që përfituan nga bujaria e kreut të shtetit, edhe pse më vonë atyre iu gjet një sistemim tjetër.
Mujica e ka futur rezidencën presidenciale në një listë ndërtesash publike për t’u përdorur në raste emergjencash, pasi në dimrin e 2011-ës pesë të pastrehë humbën jetën nga i ftohti.
Gjithashtu, ai mban për vete vetëm 10 për qind të rrogës prej 800 eurosh, duke ua dhënë pjesën tjetër lëvizjeve apo shoqatave që ndihmojnë të varfërit.
Ndoshta shembullin e tij duhet ta marrin liderë të vendeve të tjera të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët pavarësisht varfërisë së popullsisë jetojnë në shtëpi moderne dhe udhëtojnë me automjete luksoze. /tch/

“Shes në ankand virgjërinë time”



Humbja e virgjërisë po shndërrohet në një biznes. Regjisori australian Justin Sisley po përgatitet për të nisur një reality show, në të cilin vajzat dhe djemtë shesin në ankand virgjërinë e tyre.
Regjisori tregon se pas realizimit të një filmi dokumentar mbi këtë temë, në adresë të tij kanë mbërritur shumë kërkesa nga njerëz që kërkojnë të sheshin virgjërinë e tyre.
“Kam marrë rreth 500 video nga vajza dhe djem nga e gjithë bota, të cilët duan të nxjerrin në ankand virgjërinë e tyre.”- deklaroi Justin Sisley.
Ideja për programin, që do të titullohet “Virgin Wanted”, ka ngjallur polemika të shumta.

Kushëriri i Kim Kardashian jeton në varferi



Kim Kardashian ka një kushëri të largët i cili jeton në një fshat të vogël të Turqisë dhe që ka dëshirë që të takojë të paktën një herë kushërirën e tij pasanike.
Muhammer Copur banon në Karakale dhe punon si këpucar duke fituar rreth 100 dollarë në muaj, ndërsa Kim ka të ardhura prej 9 milionë dollarësh në vit.
Kim dhe Muhammer janë kushërinj të katërt dhe këtë gjë ai e zbuloi duke përdorur kompjuterin e vetëm të fshatit.
“Është e pabesueshme. Të gjithë fshatarët tani janë xhelozë dhe po kërkojnë për ndonjë lidhje me Kimin. Shpresoj që ajo të më ftojë në Amerikë. Dua vetëm të pi një çaj me të”, shprehet Muhammer për ‘The Sun’

Mourinho e Rui Farian nuk ndahen !



Jose Mourinho te Chelsea duket i vendosur. Trajneri portugez edhe këtë vit është me Rui Farian. Mourinho ka punuar me Rui Farian në të gjitha skuadrat që ka qenë trajner, njëra prej tyre ishte edhe Chelsea.
Konfirmimi nga Real Madridi se Aitor Karanka do të vazhdoj te skuadra spanjolle, ka bërë që Mourinho ta ketë Farian tani si asistentin e tij të parë.
Mourinho dje qëndroj në Londër ku e shikoj ndeshjen finale mes Crystal Palace dhe Watford, në të cilën ndeshje ishte i shoqëruar nga Faria. Mourinho mund të shpërthej një sezon tek Chelsea sidukur

Një ditë dedikuar dashurisë



Një prej supermodeleve më të admiruara dhe të njohura të botës, Candice Sëanapoel, tregoi se linjat e saj të mrekullueshme nuk janë për këdo.
Imazhi i “Victoria Secret”-s dhe shumë linjave të tjera veshjeve intime apo të modës, 24-vjeçarja mori një ditë të lirë, duke frekuentuar një resort turistik në Florida, së bashku me të dashurin e saj, Hermann Nicoli.
Ndërsa për shumë modele, karriera e ngjeshur, udhëtimet e shpeshta dhe konsiderimi si një ikonë e seksualitetit femër ndikon në formimin e lidhjeve të paqëndrueshme, e kundërta mund të thuhet për Swanapoel.
Supermodelja, që prej modhës 18-vjeçare, gjashtë vjet më parë, vazhdon të jetë e lidhur me Nicolin, të cilin e njohu gjatë një udhëtimi në Paris.

Aktoret që treguan më shumë seç duhet



Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Kanës kanë parakaluar shumë personazhe të famshëm të Hollivudit dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendje kishin zgjedhur për eventin veshje ekstravagante dhe provokuese.
Por, kishte dhe nga ato aktore të cilat kanë kaluar kufirin në mënyrë që të bënin edhe më shumë bujë. Bashkëshortja e regjisorit të famshëm Roman Polanski kishte zgjedhur një fustan me një dekolte shumë të hapur dhe ishte e pritshme që fotografët të kapnin poza interesante.
Eva Longoria ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen pasi poshtë fustanit të gjelbër, aktorja kishte harruar të brendshmet dhe gjatë ngjitjes së shkallëve u dallua qartë ky fakt.
.
Të njëjtin fat pësoi edhe aktorja Rosario Dawson. Edhe pse në pamje të parë duket se edhe ajo ka harruar të mbathurat, në të vërtetë ajo ka zgjedhur të brendshme me ngjyrën e lëkurës.

Linda Halimi më seksi se kurrë (foto)


Këngëtarja Linda Halimi vazhdon të ushtrojë profesionin e saj të komgëtares në SHBA ku edhe ka fituar garën për zërin më të mirë, një koncert të organizuar në Atlanta.
Por, duket se gjatë qëndrimit në Amerikë, Linda nuk po merret vetëm me muzikë por edhe po përkujdeset për linjat e saj perfekte.
Si duket Linda po bëhet gjithnjë e më seksi.

Nervat e Fevziut në “Opinion” bëhen hit në Facebook!


Nuk kishte ndodhur më parë që nervat e gazetarit të njohur Blendi Fevziu të ishin tendosur aq shumë gjatë një transmetimi televiziv live.
Kjo ndodhi gjatë debatit për rrugët në opinionin e tij, ku përballë ishin Sokol Olldashi dhe Artan Lame,transmeton tema.
Këtij të fundit, Fevizu iu “hakërrye” me një “Pushoooooo” për shkak se Lame ndërhynte vazhdimisht me replika gjatë debatit.
Kjo ka mjaftuar që në Facebook ky moment të kthehet në burim “posterash demotivues”, një pjesë të të cilave po ju sjellim në galerinë e fotografive më poshtë.

Monday, May 27, 2013

Obama 17-vjeçar me të dashurën e tij



Një xhaketë të bardhë, një këmishë blu të errët dhe një kravatë të kaltër…veshje stil alla-Travolta.
Ky është Barack Obama 17-vjeçar, që tregohet në një foto të botuar së fundmi në revistën “Time” në Shtetet e Bashkuara.
Si të gjithë bashkëmoshatarët, presidenti i ardhshëm amerikan në atë kohë, priste me padurim festën tradicionale të quajtur “Prom”, ku të rinjtë e atyre viteve festonin përfundimin e vitit shkollor.
Në foto Obama 17-vjeçar shfaqet me të dashurën e asaj kohe, Megan Hughes, një bjonde e veshur me një fustan të kaltër dhe dy miq të tjerë.

Neymar i përlotur, por i lumtur që do luaj me Messin




Superylli brazilian, Neymar është përshëndetur me Santosin. Talenti i radhës që do të luaj në Barcelonë ka qenë tejet i emocionuar në ndeshjen e tij të fundit në Santos. Neymar nuk i ndali lotët në ndeshjen ndaj Flamengos, por shprehi edhe lumturinë e tij që do të luaj me Barcelonën.
“Jam me emocione sepse po e lë skuadrën që më bëri të njohur. Më duhet të them se jam shumë i lumtur me marrëveshjen me Barcelonën. Ajo është skuadra që e kam dëshiruar. Të jesh në një skuadër me Messin, Xavin e Iniestën është një nder i madh” deklaroj Neymar.

Jonilda operon hundën dhe nxjerr në shesh gjoksin



Jonilda, 25-vjeçarja e “Big Brother 6” që do të mbahet mend si banorja e parë që pranoi të bënte një ndërhyrje estetike për zmadhimin e gjoksit ndërsa ishte në lojë, duket se nuk e ka lënë me aq çështjen e ndërhyrjeve plastike në pamjen e saj. Pas gjoksit, radhën e ka pasur ndërhyrja në hundë, siç e shihni në foton që ka mundur të shkrepë paparaci ynë pak ditë më parë. Jonilda nga Puka nuk ka duruar të heqë fashën në hundë dhe ka dalë të argëtohet në pub, ndërkohë që në momentin e shkrepjes së blicit ka ekspozuar dhe njërin gjoks, ku demonstron ndryshimin drastik të gjoksit pas operacionit.
Jonilda prej 10 vjetësh jeton e punon në Parma të Italisë, ku ushtron prej shumë kohësh profesionin e laborantes dentare, një punë të cilën ajo është shprehur se e bën me shumë dëshirë. Ajo hyri në “BB” duke u prezantuar si një vajzë shumë e hapur dhe që e merr jetën siç vjen. Edhe pse e konsideronte veten një lojtare shumë të mirë para hyrjes në “BB”, ajo u votua nga publiku për të dalë që javët e para.

Linda Halimi: Namazi, ndjesia më mahnitëse



Këngëtarja Linda Halimi vazhdon të ushtrojë profesionin e saj të komgëtares në SHBA ku edhe ka fituar garën për zërin më të mirë, një koncert të organizuar në Atlanta.
Por, duket se gjatë qëndrimit në Amerikë, Linda nuk po merret vetëm me muzikë dhe duket se ndjesitë më të fuqishme nuk i përjeton nga muzika.
Në profilin e saj në Facebbok, Linda ka shkruar një status që pak veta e prisnin:
“Namazi = ndjesia më mahnitëse në univers. Elhamdulilah (Falënderimet i takojnë Zotit)”.

Zajmina i nxjerr gjoksat



Këngëtarja nga Shqiperia, Zajmina Vajsari se shpejti do të sjell në treg videoklipin e ri të këngës “I kom”, të realizuar nga “Stine Records”. Me një stilë shumë të veqantë në këtë videoklip Zajmina do të paraqitet me një artileri të rëndë, për të cilën projekt thotë se ka punuar bukur shumë

E dashura seksi e Neymar



Bruna Marquezine, kështu quhet e dashura aktuale e Neymar. Ylli brazilian do të firmosë nesër për Barcelonën një 5-vjeçare dhe bashkë me të në Katalunjë pritet të vijë edhe bukuroshja braziliane.
Bruna, e cila më 4 gusht mbush 18 vjeçe, dhe Neymar janë njohur në muajin nëntor dhe që prej asaj kohe janë shpeshherë bashkë në daljet publike.
Bukuroshja është një prej aktoreve më të preferuara të telenovelave braziliane.

Gishtin e mesit për fotografët


Përgjatë dy javëve, Kana shndërrohet në qytetin më luksoz në botë pasi i gjithë Hollivudi “zbarkon” në Francë për festivalin më prestigjioz të filmit.
Por, Asia Argento nuk do t’ia dijë aspak dhe në tapetin e kuq, në ditën e fundit të festivalit, i tregoi gishtin e mesit fotografëve dhe kameramanëve.
Aktorja dhe regjisorja, nënë e dy fëmijëve, e bëri këtë gjest për të vënë në lojë ata VIP-a që humbin toruan nga paparacët dhe bëjnë skena të tilla.
Gjatë ditës së fundit të Festivalit të Filmit në Kanë, Asia Argento prezantoi një nga çmimet.

Me të brendshme para publikut



Jessie J zgjodhi të këndonte vetëm me mbathje dhe një bluzë të bardhë të gjerë në një festival muzikor që po mbahet në Rabat të Marokut. Këngëtarja britanike kishte veshur edhe një palë atlete të rehatshme në mënyrë që të ishte e lirshme në koreografinë e saj.Ky festival është çelur nga Rihanna dhe në të do të performojnë edhe Mika, David Guetta dhe Enrique Iglesias.

Rita kujdes ku po i fut duart!



Veshja e këngëtares Rita Ora në Festivalin e Londrës ka bërë të flitet shumë.
Rita është duke u përballur sërish me kritika ndaj shijes së saj të veshjes, pasi është shfaqur me xhinse “qesharake” në festivalin e Londrës.
Ylli 22-vjeçar, e cila së fundi është lidhur me Dj Calvin Harris, është ngjitur në skenën e “As one in the Park Festival” në Victoria në Londër, teksa kishte veshur një palë xhinse që kishin një fytyrë përmbi, transmeton ikub.
Diçka që është pritur me tepër kritika, edhe sepse nuk është hera e parë që këngëtarja shfaqet me veshje qesharke, apo të 

Profil i një rebeli: Faktet e panjohura për Dom Ndre Mjedën

Dom Ndre Mjeda
Përplasjet me Gustav Mayerin për gjuhën shqipe e nga ana tjetër letrat miqësore, veprat dedikuar atij dhe dhuratat, por edhe kontributi i pashoq për pjesën dërrmuese të veprave madhore të albanologut austriak....
1. Sa herë u përplas me disiplinën e me rregullat e kohës, Ndre Mjeda gjeti mënyrën dhe u rebelua. Ishte fillimi i vitit 1897, kur shkrimtari Leonard De Martino botoi në Bari veprën e tij “La questione Albanese-orientale e la nuova crociata, con appendice”. Në shtesën e veprës, autori përfshiu edhe poezinë e Ndre Mjedës “Vaji i bylbylit”, përkthyer në italisht. Ky është përkthimi i parë që i bëhet poezive të Mjedës në italisht. Për herë të parë këtë e kishte bërë Pal Moretti me poezinë e Mjedës “Varri i Skanderbegut” në vitin 1891. Mbas gjashtë vitesh vjen përkthimi në italisht i një poezie tjetër të Mjedës.
Por, ndërsa Moretti e kishte bërë këtë në konfidencë me Mjedën, De Martino e kishte bërë dhe publikuar, madje të shoqëruar me një koment që e implikonte figurën e Ndre Mjedës, pa dijeninë e autorit. Kjo ndodhte në një çast kritik, në kohën kur poeti po përgatitej të kthehej në atdhe, atje ku ishte turku. De Martino kishte komentuar: “Kangë simbolike, ose ankim i poetit të dëshiruem për lirinë e atdheut”. Kjo implikonte edhe klerin katolik, i cili ruante një status quo me administratën lokale të vilajetit të Shkodrës. Mjeda detyrohet të protestojë, duke thënë se botimi është bërë pa lejen e tij edhe pse vinte në dukje ide dhe aspirata të përbashkëta me De Martinon.
Gjithsesi ai implikohej ndaj të dy palëve. Letra e protestës u shkrua nga Mjeda nga Portoreja (Kraljevica), më 25 prill 1897 dhe iu drejtua arqipeshkvit të Shkodrës, Emzot Pashk Guerinit. Poeti, në të vërtetë rebel, aty bëri një prapaktheu: Duke kundërshtuar vetveten, ai kundërshtoi rebelimin e tij, kishte kundërshtuar atë që kishte thënë De Martino, megjithëse pa lejen e autorit: Poeti bëri një deklaratë që asnjëri nuk mund ta besonte, që gjoja ai as e njihte De Martinon! Është një shprehje e tragjedicitetit që përjetonte shpirti i Mjedës.
Për të vërtetuar se nuk kemi të bëjmë me një rast të shkëputur, por me atë që përjetoi në të vërtetë Mjeda gjatë viteve të studimeve jashtë atdheut, mund të sjellim në mend se katër vite më parë, më 15 janar 1893, Mjeda njoftoi Meyerin në konfidencë dhe jo pa një farë krenie, se poemën e tij “Vaji i bylbylit” e kishte përkthyer në italisht nga De Martino. Madje ankohet se ky variant nuk është botuar ende. Kjo provon të vërtetën e madhe se Mjeda pati lidhje dhe letërkëmbim me De Martinon. Shuteriqi e quajti “Skandali De Martino”, por ne mendojmë se ishte “Drama Ndre Mjeda”: Ngjarja e vitit 1897, nuk tregonte ndonjë gjë të veçantë për De Martinon, ndërsa për Ndre Mjedën ishte ndryshe: Ishte plot ëndrra për t’u kthyer në atdheun e robëruar dhe për të marrë përsipër detyrën e misionarit të kombit. Është e vërtetë se emri i poetit u zu në gojë nga rrethe e personalitete të ndryshme, por ndërkohë ai nuk pati pasoja, madje vazhdoi të mbetej profesor i filozofisë në seminarin e jezuitëve në Kraljevica.
Kjo ngjarje vetëm sa na rikujton Mjedën në dy çaste të tjera analoge. Para dhjetë vitesh (më 1887), profesor i muzikës në Cremona, Mjeda pati protestuar tek eprori i tij At Dedë Pasi SJ, për shkak të këshillës së Atë Junggut “Mos u mërzit”. Kjo frazë u gjet në kartolinën që i kishte dërguar padreja nga Shkodra, për ditëlindje e që në një farë mënyre e implikonte Mjedën para eprorëve. Lexuar në nëntekstin e vet, kuptohej se Ndre Mjeda kishte raporte të afërta me Junggun, të cilit i ishte ankuar për jetën që bënte në seminarin Da Vida të Cremonës. E vërteta ishte ajo që kishte shkruar Junggu, sepse është thënë disa herë nga bashkëkohësit se Mjeda ishte kundër displinës së rreptë të seminarit, si edhe kundër prirjes për ta mbajtur atë jashtë atdheut.
Zotërojmë dokumente që e provojnë se Jungu, menjëherë pas vdekjes së babait, kishte qenë tutori i dy djemve të mbetur jetimë, të cilët i kishte afruar me jezuitët e Shkodrës. Ishte Junggu ai që i kishte regjistruar në Seminarin Papnor të dy jetimët e nënë Lukes. Junggu qe ai qe botoi krijimet e para të Mjedës (Shahiri Elierz). Junggu ishte ai që i dërgoi Mjedës nga Shkodra librin e tij “Fjalori shqip”, në gusht 1896, ndërsa ishte Ndre Mjeda ai që përpunoi dhe përgatiti për botim librin e Junggut “Visari i Kongregacionit” (1930). Këto fakte provojnë se Atë Junggu ishte miku, njeriu i afërt i familjes, tutori dhe njeriu konfidencial i vetë Mjedës. Edhe kartolina e urimit që i dërgon poetit për ditëlindjen provon se Atë Junggu ishte i vërtetë kur i shkruan Mjedës së ri që të mos mërzitet, ndërkohë që vetë poeti proteston më kot.
Analoge është protesta që bën Mjeda me rastin e letrës apokrife dërguar konsullatave të huaja në Shkodër, në emër të kryengritësve malësorë mirditorë. Në shkurt 1902. Me këtë rast Mjeda kritikohet se ka prishë gjendjen e statuquos në mes të klerit katolik dhe administratës turke në Shqipëri, mirëpo ai përsëri vazhdon me zakonin e vjetër: justifikohet dhe proteston.
Të gjitha protestat e rebelit Mjeda, nuk janë gjë tjetër veçse alibira për të shmangur konfliktet e hapura me eprorët. Sa herë që rebeli Mjeda ka bërë hapa të tillë të guximshëm, kur e ka kuptuar për pasojat, ka gjetur mënyra dhe është tërhequr në mënyrë strategjike.
2. Përfundimi i studimeve në kursin e Teologjisë në Gorizia, si edhe emërimi i tij si profesor i filozofisë në Krajlevica, përkon me rifillimin e letërkëmbimit me Gustav Meyerin, si dhe me një angazhim të ri në fushat e studimeve albanologjike të At Andrea Mjedës. Kësaj faze i përkasin trembëdhjetë letra të njohura: gjashtë të hartuara në gjermanisht nga Meyeri prej Graci dhe shtatë të shkruara në italisht nga Mjeda (njëra nga Gorizia dhe gjashtë nga Kraljeviica), gjatë vitit shkollor 1895-1896. Mjeda synonte që përmes letrave të nxiste albanologun austriak Meyerin, që të angazhohej sa më gjatë e sa më intensivisht në studimet e botimet shqiptare.
Letrat e tij dërguar Meyerit janë plot lutje, përgjërime, lavdërime, këshilla, sqarime shkencore, dhurime librash, por edhe dhurime të punëve e studimeve të tij. Mjeda i bëri lavde Meyerit jo rastësisht, përmes poezisë “Gjuha shqype”, të cilit ia kushtoi poezinë, por i dhuroi atij edhe tekste gege me fjalë e fraza dialektore, si edhe libra e revista që botoheshin në Shkodër. Por kjo është vetëm njëra anë e tij, sepse në krahun tjetër ai hyn në debate shkencore me te, me takt e kujdes të madh, por në mënyrë të detajuar mbi gjuhën shqipe. Njëkohësisht ai vlerëson kontributin e madh dhe autoritetin absolut të tij në rrethet shkencore europiane.
Ndërsa Meyeri kishte interesa shkencore në disa gjuhë, Mjeda bëri përpjekje që ta orientonte atë kryesisht drejt studimeve albanologjike. Shqiptarët duhet t’ia dijnë shumë për nder Mjedës, për atë që bëri për ta afruar një gjuhëtar të tillë të shquar pranë studimeve albanologjike. Ai parashikonte se një angazhim më i madh i Meyerit në studimet albanologjike do të luante një rol të dukshëm në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve. Shumë shpejt, përpjekjet e Mjedës dhanë rezultatet e veta. Frutet më të shumta në këtë drejtim do t’i shohim gjatë viteve 1896-1897, kur Meyeri do të botojë “Studime shqiptare” V dhe VI, si edhe do të punojë për të dërguar në shtyp “Studime shqiptare” VII.
Vështirë të besojmë se Meyeri do të kishte qenë ky që qe, një nga albanologët më të mëdhenj, nëse nuk do të kishte pasur nxitjen dhe bashkëpunimin e Ndre Mjedës. Dhe kjo nuk ndodhi rastësisht: Mjeda ishte një patriot i flaktë dhe shkencëtar i ri, ndërsa Meyeri ishte një shkencëtar i pjekur dhe shumë i kualifikuar që interesohej për shqipen, në kuadrin e studimeve balkanologjike. Ai shihte tek prifti i ri shqiptar një studiues të talentuar me të ardhme, si edhe një bashkëpunëtor të shkëlqyer në studimet shqiptare.
Së fundi, megjithëse në distancë, kishte njohur tek Mjeda një mik të sigurtë e të sinqertë. Letërkëmbimi në mes të tyre, sidomos ai i fazës së dytë (1895-1896), flet për një bashkëpunim të frutshëm, i cili pati një grafik në rritje, që u finalizua me botimin e “Studimeve shqiptare” VI (Vjenë, 1897). Kjo shihet edhe në mënyrën se si evoluoi fjalori dhe toni gjithnjë më miqësor e gjithnjë më vlerësues i Gustav Meyerit ndaj Ndre Mjedës, brenda dhjetë muajve të fundit (mars-dhjetor 1896):
-Krejt i juaj (letra e Gustav Meyerit e 4 marsit 1896).
-I juaji me shumë stimë (letra e Gustav Meyerit e 15 majit 1896).
-I juaji plot stimë (letra e Gustav Meyerit e 30 qershorit 1896).
-I juaji, tejet i përulur (letra e Gustav Meyerit e 28 nëntorit 1896).
-Jam i Shkëlqesisë suaj, tejet i përulur (letra e Gustav Meyerit e 27 dhjetorit 1896).
Me gjithë punët e tij të shumta, Meyeri u tregua i gatshëm për t’i dërguar Mjedës informacionin që i mungonte rreth botimeve shqipe, gjatë viteve 1893-1895. Në shkurt 1896 Mjeda pranoi që të bashkëpunojë me Meyerin në fushë të studimeve rreth gjuhës shqipe. Meyeri i ankohet Mjedës sepse nuk ka gjë të sigurtë nga dialekti shkodran dhe pothuaj asgjë nga dialektet e Malësisë së Veriut. Ai u entuziasmua kur mësoi se Mjeda po punonte në drejtimin ku studimet albanologjike kishin mangësira e pasaktësira. Ai inkurajon studimet e albanologut të ri shqiptar, si edhe shpreh keqardhjen kur mëson se Mjeda për momentin nuk mund të merrej me shqipen për shkak të angazhimeve të shumta të tjera.
Prifti shqiptar do të rifillojë të merrej intensivisht me shqipen vetëm nga fundi i vitit 1896. Hëpërhë, Meyeri e nxit Mjedën të vazhdojë për të mbledhur gjithçka në shkodranishte në dialektin e malësorëve të veriut, si edhe në atë të Mirditës. Ai i lutet Mjedës që të sqarojë tingujt në toskërisht dhe përgjegjësit e tyre në gegërisht. Duke pasur besim tek Mjeda si njohës i saktë i të folmeve e dialekteve të ndryshme të shqipes, si edhe zotërues i shumë gjuhëve të huaja, Meyeri kërkon të përcaktojë me ndihmën e tij, kufijtë dialektorë në mes të gegërishtes e toskërishtes. Mjeda ishte i vetmi nga shkrimtarët gegë që zotëronte dialektin toskë. Gatishmëria e Ndre Mjedës për ta ndihmuar me tekste e materiale të tjera, me këshilla e sqarime, e shtyn Meyerin që të ndihet i detyruar ndaj tij, aq më tepër se parashikon që do t’i duhen shumë kohë që të lirohet nga punët e lodhshme.
Në mes të letrave të kësaj faze dallojmë dëshirën e madhe të Gustav Meyerit, për të njohur personalisht albanologun e ri At Andrea Mjedën. Më 27 dhjetor, duke i uruar Vitin e Ri, ai shpreh shpresën se gjatë vitit 1897 do të njihen personalisht. Kjo lidhet me mundësitë reale që ekzistonin në këtë kohë për të dy albanologët: të dy jetonin fare pranë njeri-tjetrit, njeri në Grac dhe tjetri në Kraljevica. Nga ky letërkëmbim del se po bëheshin përpjekje në Shkodër për krijimin e shoqërisë “Bashkimi”, si edhe për planet për dërgimin e At Ndre Mjedës atje si kryetar i saj. Ishte koha kur Meyeri dhe Pederseni ishin mënjanuar paksa nga fusha e studimeve albanologjike. Ndërsa shumë pak studiues merreshin me gjuhën shqipe, interesimi dhe punimet albanologjike të Mjedës merrnin një rëndësi të veçantë.
Në mes të tjerave Mjeda i tregon mjeshtrit austriak planet e tij krijuese për të ardhmen. Miqësia e tyre është forcuar: ato i rekomandojnë njerit-tjetrit botime shqipe, i huazojnë ose i këmbejnë librat shqipe njeri-tjetrit. Të dhëna me interes dalin nga ky letërkëmbim lidhur me pikëpamjet dhe përpjekjet këmbëngulëse të gjuhëtarit tonë lidhur me drejtëshkrimin e shqipes. Ai u lidh me Meyerin dhe pati pikëpamje të njëjta lidhur me drejtëshkrimin e gjuhës shqipe. Që aty mësojmë për betejën që po bënte Mjeda lidhur me drejtëshkirmin e ri, duke u përplasur me praktikën e deriatëhershme. Që në gusht 1895 Mjeda, i ankohet Meyerit për ortografinë e paravendosur “të zotërinjëve” në Shkodër, të cilët nuk duan te kuptojnë nevojën e përdorimit të drejtëshkrimit të ri, të propozuar nga Mjeda e të përkrahur nga Meyeri.
Me këtë rast, Mjeda e vlerëson shumë fjalorin e vogël shqip të Jungut, si përfaqësues i saktë i dialektit shkodran, i cili ia kalon fjalorit voluminoz të F. Rossit për nga pasuria e fjalëve e saktësia e paraqitjes së tyre. Por edhe fjalorin e Jungut e kritikon sepse është shtypur me drejtëshkrimin italianizant, që përdorej në Shkodër. Kjo ortografi, mendonte Mjeda, nuk tregonte me saktësi shqiptimin e shkodranishtes. Nga letërkëmbimi Mjeda-Meyer mësojmë se gjuhëtari ynë, në saj të natyrës së tij prej rebeli dhe debatuesi, i ka bërë vërejtje Meyerit për gabime që ai i ka bërë në shqiptimin e fjalëve shqipe, duke ia lënë fajin ortografisë shkodrane italianizante. Në prill 1896 Mjeda i ka dërguar Meyerit kësombëllën e tij të “Fjalorit etimologjik”, me shënime e shtesa. Kur ky libër, së bashku me plotësimet i bjen në dorë, albanologu austriak entuziazmohet dhe i kthen përgjigje Mjedës me vlerësime me superlative për punën që kishte bërë.
3. Ndre Mjeda është gjurmuesi, mbledhësi, përpunuesi dhe përkthyesi i pjesës më të madhe të proverbave e shprehjeve proverbiale të botuara në gjermanisht në “Studime shqiptare”, VI, 1896, Vjenë. Meyeri, në letrat e tij, e pranon haptas se një pjesë e mirë e teksteve që përfshihen në “Studime shqiptare”, VI, janë vepër e studiuesit dhe shkrimtarit të ri Ndre Mjeda. Nga një studim krahasues i këtyre teksteve me ato që përmenden në korrespondencën Mjeda-Meyer vërtetohet plotësisht autorësia e Ndre Mjedës në 206 proverbat dhe shprehjet proverbiale të përfshira në “Studime shqiptare”, VI. Kjo ka ndodhur për shkak se Meyerit i kanë munguar tekste të folmes shkodrane dhe të dialekteve të Malësive të Veriut.
Por kjo e ka shkakun edhe në projektet e Mjedës që kur ishte student i filozofisë në Chieri të Italisë (1887), synonte të paisej me fraza dhe fjali shqipe, sepse i mungonin për të hartuar drama e vepra të tjera. Tani Mjeda mendonte që ta spostonte qendrën e botimit të veprave të tij, në Vjenë. Kjo dallohet qartë në letrat që Meyeri i dërgoi Mjedës, ku mësojmë edhe se Mjeda i botoi veprat e tij nën emra të personaliteteve të shquara të kohës. Kështu ka ndodhur edhe me Nachtigalin, edhe me Emzot Lazër Mjedën. Edhe herë të tjera gjatë jetës së tij, ai përfshiu në veprat e tij fjalë të urta dhe shprehje proverbiale. Në tekstet e tij shkollore ai botoi edhe fjalë të urta edhe gjë e gjëza. Në Abetaren e tij, Mjeda përfshiu blloqe të tëra me fjalë të urta.
Ka një korrespondencë në mes të Mjedës dhe Meyerit që provon se albanologu austriak nuk i ka kuptuar gjithnjë drejtë proverbat e shprehjet proverbiale, për shkak të metaforave që përdor populli. Meyeri shpesh nuk ka depërtuar në domethënien e tyre shqip, ai jo gjithnjë ka barë krahasime dhe sqarime të goditura. Ai nuk e njihte të folmen e figurshme të gjuhës shqipe. Ka në mes të proverbave dhe shprehjeve proverbiale fjalë të turpshme, të cilat gjuhëtari dhe folkloristi Mjeda i ka vjelur dhe ia ka servirur Meyerit ashtu siç i ka gjetur dhe siç i ka përdorur populli.
Është e ditur tashmë se në të folmen e popullit kjo trashëgimi gojore e popullit, kalonte e gjitha në kuptimin figurativ, duke humbur kuptimin e shpeshtë bisedor dhe karakterin vulgar e sharës. Në këtë drejtim Ndre Mjeda kapërcente kohën e vet por edhe shekullin që do të vinte më pas. Bashkëpunimi Mjeda-Meyer do të vazhdonte edhe me “Studime shqiptare”, VII, por Meyeri u sëmur rëndë dhe vdiq në vitin 1900. Sikur nuk mjaftoi kjo fatkeqësi, një vit më vonë, edhe Ndre Mjeda u nda nga shoqëria e Jezuitëve duke u kthyer në atdhe.
4. Nga letërkëmbimi mësojmë se edhe këngët lirike, ato të trimërisë dhe legjendat mirditore, të cilat janë të përfshira në “Studime shqiptare”, VI, janë mbledhur dhe i janë shërbyer Meyerit nga Ndre Mjeda, i cili ka kërkuar që të mos përmenden emrat e luftëtarëve shqiptarë të lirisë. Një tjetër alibi e Mjedës, i cili i ka shërbyer Meyerit edhe këngë lirike e erotike, që pëshpëriteshin në rrethet e të rinjëve të kohës. Leksiku është vulgar në rastin e këngëve erotike, por me të drejtë Mjeda i ka mbledhur sepse ai leksik shpreh gjendje të caktuara shpirtërore psikologjike të popullit të tij.
Ato ishin të frymëzuara nga jeta, në kushte të caktuara historike dhe përbënin trashëgimi të kulturës shpirtërore të popullit. Është i njohur interesimi i Mjedës për folklorin shqiptar. Ai e kërkoi gjenezën e popullit të vet, gjurmoi dhe studioi folklorin, gjuhën dhe historinë e popullit me një zell të jashtëzakonshëm. Që në rininë e tij ai botoi në “Shahiri Elierz”, “Këngën e Mahmud Pashës”. Tek vepra e tij poetike kemi personazhe legjendare e mitologjike, të cilat Mjeda i kishte zgjedhur për t’iu komunikuar bashkëatdhetarëve lashtësinë e të parëve të tyre. Poezia e tij është plot frazeologjizma. Tek Mjeda gjejmë të përthithur nga letërsia gojore e popullit, mallkime, urime, përshëndetje. Mjeda është treguar një njohës shumë i mirë i miteve vendase. Sibertzi i cili udhëtoi së bashku me Mjedën, tregon se poeti i njihte mirë episodet mitologjike që takuan në rrugën Mnelë-Kçirë.
5. Në këtë periudhë Mjeda hartoi edhe një vepër tjetër të rëndësishme Fjalorin etimologjik te shqipes. Hartimi i kësaj vepre ka një histori sa interesante aq edhe të dhimbshme. Ndre Mjeda e bleu Fjalorin Etimologjik të Gustav Meyerit, botuar në Strassburg, më 1891, sapo doli nga shtypi. Ai u entuziazmua posa pa në këtë vepër njeriun dashamirës të Shqipërisë dhe albanologun e shquar. Mendohet se kjo duhet të jetë bërë shkak që Mjeda të hyjë në letërkëmbim me autorin e fjalkorit etimologjik, Gustav Meyerin. Naim Frashëri, Sami Frashëri, Kamarda, De Rada, e, në përgjithsi, tërë rilindasit, përkrahën teorinë e prejardhjes pellazgjike të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe.
Ndre Mjeda falë formimimit shkencor, duke u bështetur në konceptet filologjike moderne të kohës, përqafoi teorinë e prejardhjes ilire të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe. Mjeda punoi me vullnet mbi këtë temë, shumë të dashur për të. Ai kuptoi të metat e fjalorit Etimologjik të Meyerit. Nga vërejtjet, kërkesat, plotësimet, sqarimet, komentet e shënimet e tjera, që bëri Mjeda, mësojmë se ai merrej seriozisht me etimologjinë e gjuhës shqipe, si edhe prejardhjen e kombit shqiptar. Ai gjithsesi ishte më i priviligjuar se Meyeri dhe se albanologët e tjerë, sepse njihte me rrënjë pothuaj tërë dialektet e nëndialektet e shqqipes. Meyeri e pranonte se kishte nevojë për dijenitë, vërejtjet dhe këshillat e Ndre Mjedës, njëkohësisht shprehej i çuditur dhe entuziast për punën kolosale dhe me interes shkencor të Mjedës për etimologjinë e shqipes.
Mjeda u interesua të gjejë etimologjitë e Bugges në Bezzenberger Beitrage. Mjeda punoi gjatë për fjalorin e tij etimologjik te shqipes gjatë kohës që ishte i mbyllur në seminarin e Gorizies. Ky fjalor u krijua në një mënyrë origjinale, por ndofta edhe jo fare origjinale, sepse edhe autorë të tjerë i kanë shkruar vepra e tyre në hapësirat e librave të tjerë në formë kritike, shënimesh apo plotësimesh. Mjeda e hartoi fjaalorin e tij, duke punuar gjatë për dy vite me radhë mbi kopjen e tij të Fjalorit etimologjik të Meyerit. Pas një ndërprerje dy vjeçare dhe rifillimit të letërkëmbimit me Meyerin (maj 1896), Mjeda i dërgon atij kopjen e tij të Fjalorit etimologjik, ku ishte mishëruar dorëshkrimi i veprës së tij krahasimtare.
Meyeri impresionohet sapo bjen në kontakt me punën kolosale dhe profesionale të mikut të tij shqiptar. Nga ky çast, ai e sheh Mjedën me një sy tjetër, e sheh si një personlitet të shquar, që qëndron përkrah albanologëve më të mëdhenj të kohës. Ai nuk i kursen lavdërimet për Mjedën, çka nuk ishte e zakonshme për shkencëtarët e kalibrit të Meyerit. Vëtë kërkesa e tij për ta mbajtur gjatë, edhe një vit tjetër Fjalorin është tregues për punën e madhe që kishte bërë Mjeda me këtë vepër. Menjëherë pas kësaj vjen edhe propozimi i Meyerit, i cili merrte përsipër të botonte dorëshkrimin e Fjalorit Etimologjik të Mjedës. Për fat të keq shëndeti i Meyerit keqsohet, duke bërë që kështu të ndërpritej bashkëpunimi në mes dy miqëve, sidomos plani i Meyerit për botimin e veprës së Mjedës.
Profesori austriak u shtrua në spital në vitin 1897, pa shpresë shpëtimi dhe vdiq në vjeshtën e dytë të vitit 1900. Mjeda humbi kështu shansin për botimin e veprës së tij, ndërsa Albnologjia humbi një vepër themelore për gjuhësinë shqiptare. Mbas Mjedës edhe Jokli e ka shkruar Fjalorin Etimologjik të shqipes, mbi librin e Gustav Meyerit: Ishte një praktikë e kohës. Po kështu veproi Çabej për tezën e doktoraturës në vitin 1933. Por çdo gjë nuk është e zezë: Ka shumë mundësi të gjëndet kopja vetjake e Mjedës e Fjalorit Etimologjik të Shqipes të Meyerit, që kishte brenda dorëshkrimin e Mjedës.
Ka shumë mundësi që kjo kopje të ketë mbetur diku në arkivat e Akademisë së Shkencave të Vjenës, ose në Statsarchiv të Vjenës. Ekziston edhe mundësia që libri të ketë përfunduar në Bibliotekën e Joklit dhe të ketë pasur të njëjtin fat me atë të bibliotekës së tij e cila siç dihet, mbas arrestimit dhe vdekjes e Joklit, ka përfunduar në duar të tjera. Ne e kërkuam këtë kopje në Vjenë, por koha ishte e shkurtë prandaj mendoj se ja vlen të bëhen kërkime më të gjatë në bibliotekat, arkivat ose muzeumet e Vjenës. Po edhe mund të ketë mbetur në fondet e Meyerit. Camaj ka dhënë njoftimin se biblioteka e Meyerit dhe ndoshta dorëshkrimet e tij përfunduan në nonjë antikuarjat në Frankfurt.

Rike i përket komunitetit rom

Rike Roçi

Torosi i “BB4” është konsideruar gjithmonë si udhërrëfyesi i personazheve të këtij shou, pasi ata dalin nga loja e “Big Brother”. Si një pasionant i spektakleve, ai i ndjek pasuesit e tij me përpikëri për të dhënë gjithmonë në media mendimin personal për atë që ia vlen të veçohet nga të tjerët.
Në këtë rast është Rike Roçi në fokusin e tij, edhe për faktin se origjina e të dyve është nga Durrësi, dhe pastaj jeta që kanë bërë në Itali. Mirëpo, Toros këtë herë zbulon një sekret të 26-vjeçares – faktin që Rike është një vajzë që i përket komunitetit rom.
Larg çdo paragjykimi dhe qëndrimi negativist ndaj pakicave në Shqipëri, Toros në një intervistë për Panorama Plus mban anën e saj, për të treguar se një vajzë si Rike me pamjen dhe personalitetin e saj i ka tejkaluar të gjithë stereotipat duke u pëlqyer nga shumë njerëz, pavarësisht ngjyrës së saj të lëkurës.
“Më pëlqen që Durrësi përfaqësohet nga një vajzë si Rike që i përket një komuniteti shumë të respektuar dhe punëtor në Durrës, që është komuniteti rom. Dikush mund edhe të çuditet nga ky sekret i saj, por Rike nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehtë në këtë aspekt dhe duhet të jetë krenare, pasi ka arritur që me sharmin e saj dhe gërshetimin e ngjyrave të lëkurës e syve të zbukurojë ekranin e ‘Big Brother’”.
“Rike vjen nga një familje e thjeshtë durrsake, dhe jeta në Itali e ka bërë të hedhë pas krahëve komplekset dhe të krijojë identitetin e një femre që mund t’ia dalë vetë. Marr shkas të mbështes Riken, për arsye se kam njohur njerëz të këtij komuniteti në Durrës që janë shumë të respektuar, punëtorë dhe të dashur”, është shprehur Toros.

Rihanna më seksi si “singël”

Rihanna

Rihanna është duke u ndjerë më seksi se kurrë më parë, pas ndarjes së saj nga Chris Brown.
Burime thonë se këngëtares i pëlqen koha si vajzë e vetmuar, pasi kjo e bën të ndjehet më e lirë.
“Të qenit e lirë, e lirë nga të gjitha streset dhe m**llëqet në jetën e saj, e bën atë të ndjehet më seksi”.
“Ajo ndjehet e lirë tash dhe i pëlqen të jetojë dhe bëhet gati t’i përballojë bizneset e saj dhe të ikë nga këtu në turneun e saj. Ajo po kalon ditë të mira

Bjordi, regjisor i klipit të Noizyt – aktor në videon e Albëries



Bjordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2”, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë.
Pak ditë më parë, ai ka qenë i angazhuar në një projekt shumë serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri të këngëtarit Noizy. Bjordi ka marrë përsipër të bëjë regjinë e klipit, së bashku me mikun e tij, regjisorin e Pop Channel, Erion Bubullima. Kënga “No Worries” pritet të jetë suksesi i tij i radhës.
Siç transmeton Panorama, Bjordi gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në një projekt tjetër, që është klipi i këngës “Ndarja”, me të cilën këngëtarja Albërie Hadërgjonaj konkurron në “Top Fest”. Kësaj here Bjordi është zgjedhur për të bërë aktorin, së bashku me një vajzë të re. Të dy ilustrojnë tekstin e këngës, e cila flet për ndarjen e një çifti. Klipi do të dalë kur të mbarojë festivali. 

Piktori suedez shokon me portretin e Angelinas pa gjinj




Vetëm disa ditë pasi diva hollivudiane, Angelina Jolie, njoftoi se ka bërë mastektomi të dyfishtë (largimin e të dy gjinjve), artisti suedez, Johan Andersson, ka pikturuar portretin e saj pa gjinj.
Shumëkush ka reaguar ndaj kësaj pikture duke e quajtur kontroverse dhe e kanë kritikuar artistin se e ka tepruar me këtë veprim, por ai thotë se ka arsyet e veta që ka bërë diçka të tillë.
Andersson ka shpjeguar se edhe nëna e tij ka pasur kancer të gjirit kur ai ishte i ri dhe kjo ka qenë mjaft traumatike për të. Por, fatmirësisht, ajo ka arritur të shërohet pa i larguar gjinjtë.
Pasi ka dëgjuar se çfarë i ka ndodhur Joliet, ai e ka vizatuar atë, por pa gjinj dhe piktura është ekspozuar në galerinë e portreteve në Los Angeles dhe do të shitet në një ankand për bamirësi.