Tuesday, May 28, 2013

Kushëriri i Kim Kardashian jeton në varferi



Kim Kardashian ka një kushëri të largët i cili jeton në një fshat të vogël të Turqisë dhe që ka dëshirë që të takojë të paktën një herë kushërirën e tij pasanike.
Muhammer Copur banon në Karakale dhe punon si këpucar duke fituar rreth 100 dollarë në muaj, ndërsa Kim ka të ardhura prej 9 milionë dollarësh në vit.
Kim dhe Muhammer janë kushërinj të katërt dhe këtë gjë ai e zbuloi duke përdorur kompjuterin e vetëm të fshatit.
“Është e pabesueshme. Të gjithë fshatarët tani janë xhelozë dhe po kërkojnë për ndonjë lidhje me Kimin. Shpresoj që ajo të më ftojë në Amerikë. Dua vetëm të pi një çaj me të”, shprehet Muhammer për ‘The Sun’

No comments:

Post a Comment