Friday, May 31, 2013

Aksidentohen derisa po bënin seks në makinë



Luis Briones, 25-vjec nga New Mexico është arrestuar në falgrancë në SHBA, teksa përpiqej të arratisej pas aksidentit rrugor të shkaktuar në gjendje të dehur.
Ndërkohë, që policia ka mundur të zbardhë kronologjinë e aksidentit, i cili përngjason me një film sesa një ndodhi e vërtetë.
Mësohet se 25-vjecari drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur dhe njëkohësisht bënte seks me të dashurën e tij 21-vjecare, kur kaloi një kryqëzim me semafor të kuq.
Si pasojë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit, duke ‘fluturuar’ jashtë makinës pa rroba veshur shoqen e tij. 21 vjecarja ka mbetur lakuriq në mes të rrugës, por kjo nuk e ka penguar të riun që ta braktiste në përpjekje për t’u arratisur.
Luis Briones me një këpucë dhe një palë pantallona të veshura në anën e kundërt, ka tentuar të largohet në drejtim të një pylli të vogël anë rrugës. Policia e cila është vënë në ndjekje të 25-vjecarit ka mundur të arrestojë të riun, dhe ka konstatuar se ai ishte në gjendje të dehur.
25-vjecari është arrestuar dhe ndodhet në qelitë e burgut të shtetit Bernalillo me një gjyq që do i kushtojë 22 mijë dollarë.

No comments:

Post a Comment