Monday, May 27, 2013

Rike i përket komunitetit rom

Rike Roçi

Torosi i “BB4” është konsideruar gjithmonë si udhërrëfyesi i personazheve të këtij shou, pasi ata dalin nga loja e “Big Brother”. Si një pasionant i spektakleve, ai i ndjek pasuesit e tij me përpikëri për të dhënë gjithmonë në media mendimin personal për atë që ia vlen të veçohet nga të tjerët.
Në këtë rast është Rike Roçi në fokusin e tij, edhe për faktin se origjina e të dyve është nga Durrësi, dhe pastaj jeta që kanë bërë në Itali. Mirëpo, Toros këtë herë zbulon një sekret të 26-vjeçares – faktin që Rike është një vajzë që i përket komunitetit rom.
Larg çdo paragjykimi dhe qëndrimi negativist ndaj pakicave në Shqipëri, Toros në një intervistë për Panorama Plus mban anën e saj, për të treguar se një vajzë si Rike me pamjen dhe personalitetin e saj i ka tejkaluar të gjithë stereotipat duke u pëlqyer nga shumë njerëz, pavarësisht ngjyrës së saj të lëkurës.
“Më pëlqen që Durrësi përfaqësohet nga një vajzë si Rike që i përket një komuniteti shumë të respektuar dhe punëtor në Durrës, që është komuniteti rom. Dikush mund edhe të çuditet nga ky sekret i saj, por Rike nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehtë në këtë aspekt dhe duhet të jetë krenare, pasi ka arritur që me sharmin e saj dhe gërshetimin e ngjyrave të lëkurës e syve të zbukurojë ekranin e ‘Big Brother’”.
“Rike vjen nga një familje e thjeshtë durrsake, dhe jeta në Itali e ka bërë të hedhë pas krahëve komplekset dhe të krijojë identitetin e një femre që mund t’ia dalë vetë. Marr shkas të mbështes Riken, për arsye se kam njohur njerëz të këtij komuniteti në Durrës që janë shumë të respektuar, punëtorë dhe të dashur”, është shprehur Toros.

No comments:

Post a Comment