Monday, May 27, 2013

Piktori suedez shokon me portretin e Angelinas pa gjinj




Vetëm disa ditë pasi diva hollivudiane, Angelina Jolie, njoftoi se ka bërë mastektomi të dyfishtë (largimin e të dy gjinjve), artisti suedez, Johan Andersson, ka pikturuar portretin e saj pa gjinj.
Shumëkush ka reaguar ndaj kësaj pikture duke e quajtur kontroverse dhe e kanë kritikuar artistin se e ka tepruar me këtë veprim, por ai thotë se ka arsyet e veta që ka bërë diçka të tillë.
Andersson ka shpjeguar se edhe nëna e tij ka pasur kancer të gjirit kur ai ishte i ri dhe kjo ka qenë mjaft traumatike për të. Por, fatmirësisht, ajo ka arritur të shërohet pa i larguar gjinjtë.
Pasi ka dëgjuar se çfarë i ka ndodhur Joliet, ai e ka vizatuar atë, por pa gjinj dhe piktura është ekspozuar në galerinë e portreteve në Los Angeles dhe do të shitet në një ankand për bamirësi. 

No comments:

Post a Comment