Friday, May 31, 2013

Këpucë ari në kohë krize




Biznesmeni italian Alberto Moretti ka ndërmarrë një mision ekstravagant, në një kohë kur tërë bota po vuan krizën më të rëndë ekonomike ndër vite.
Moretti ka njoftuar lançimin botëror të këpucëve të para me material kadife të mbuluara me ar 24-karatësh.
Këpucët do të prezantohen për herë të parë në një eveniment të zgjedhur që përkon me Çmimin e Madh të Montekarlos në F1.
Bëhet fjalë për një model “decolletè” për gratë dhe “loafer” për burrat, që do të shpërndahen ekskluzivisht në pesë dyqane:
“Barneys” në Nju Jork, “Fred Segal” në Los Anxheles, “Harrods” në Londër, “Swank” në Hong Kong dhe “Level Shoe District” në Dubai.

No comments:

Post a Comment