Monday, May 27, 2013

Neymar i përlotur, por i lumtur që do luaj me Messin




Superylli brazilian, Neymar është përshëndetur me Santosin. Talenti i radhës që do të luaj në Barcelonë ka qenë tejet i emocionuar në ndeshjen e tij të fundit në Santos. Neymar nuk i ndali lotët në ndeshjen ndaj Flamengos, por shprehi edhe lumturinë e tij që do të luaj me Barcelonën.
“Jam me emocione sepse po e lë skuadrën që më bëri të njohur. Më duhet të them se jam shumë i lumtur me marrëveshjen me Barcelonën. Ajo është skuadra që e kam dëshiruar. Të jesh në një skuadër me Messin, Xavin e Iniestën është një nder i madh” deklaroj Neymar.

No comments:

Post a Comment