Friday, May 31, 2013

Qëllon me gurë makinën e Berishës, dhunohet nga truprojat



Një 52- vjeçar është dhunuar nga truprojat e kryeministrit Sali Berisha pasi qëlloi me gurë makinën e kryeministrit Sali Berisha, i cili gjendej në Burrel për një takim elektoral.
Top News njofton se truprojat e kryeministrit Sali Berisha kanë dhunuar 52- vjeçarin Halit Hoxha dhe më pas e kanë dërguar në stacionin e policisë,transmeton tema.
Personi qëlloi me gurë makinën e Berishës ndërsa ajo ishte në lëvizje e sipër.

Arrestohet djali i Naser Kelmendit



Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi, është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitre Kulla.Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në Kotor, për veprën penale shpërodrim i detyrës zyrtare.
Naser Kelmendi, i dyshuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale në rajon, është arrestuar më 5 maj në Kosovë, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit.
Ditë më parë, djali tjetër i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi, është shpallur fajtor për tentim-vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kryetari Bashkisë pi cigare me trafikantë droge



Probleme serioze për Rob Ford, kryetarin e bashkisë së Torontos. Në një video të filmuar me celular ai është parë duke pirë ciagre së bashku me një grup trafikantësh droge. Videoja është nxjerrë në shitje nga “regjisori” i saj dhe në mënyrë të fshehtë është marr dhe nga disa gazetarë, të cilët e kanë publikuar në gazetën “The Star”. Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga vetë ai apo edhe nga stafi i tij.

Këpucë ari në kohë krize




Biznesmeni italian Alberto Moretti ka ndërmarrë një mision ekstravagant, në një kohë kur tërë bota po vuan krizën më të rëndë ekonomike ndër vite.
Moretti ka njoftuar lançimin botëror të këpucëve të para me material kadife të mbuluara me ar 24-karatësh.
Këpucët do të prezantohen për herë të parë në një eveniment të zgjedhur që përkon me Çmimin e Madh të Montekarlos në F1.
Bëhet fjalë për një model “decolletè” për gratë dhe “loafer” për burrat, që do të shpërndahen ekskluzivisht në pesë dyqane:
“Barneys” në Nju Jork, “Fred Segal” në Los Anxheles, “Harrods” në Londër, “Swank” në Hong Kong dhe “Level Shoe District” në Dubai.

Film porno gjatë edicionit të lajmeve (Video)




Teleshikuesit e një edicioni lajmesh në Greqi kanë parë një shërbim të pa zakontë. Ndërkohë që gazetari ishte duke komentuar një lajm dite direkt, një skenë seksi shfaqet mbrapa tij. Menjëherë është folur se ka qenë një defekt teknik dhe ndërrohet kanal

Krishterimi drejt zhdukjes, Islami fe e së ardhmes



Gazeta angleze Daily Mail në një shkrim të publikuar sot tërheq vëmendjen mbi një fakt krejt ndryshe nga ajo që dimë.
Harrojeni faktin se censusi i vitit 2011 theksoi se në Britani 33.2 milionë persona e quajtën veten kristianëm shkruan Daily Mail. Një e dielë, në një prej lagjeve të Londrës nëpërmjet fotografive dhe mund të shihni me sytë tuaj kush janë besimtarët e vërtetë, shkruan Daily Mail.
Këto fotografi tregojne se krishterimi në këtë vend është duke u bërë një fe e së kaluarës, dhe Islami fe e së ardhmes. Ato janë realizuar në lindje të Londrës, disa qindra metra larg njëra- tjetrës.
Në dy fotot e para shihen dy kisha, ku po mbahen meshat e të dielës. Në kishën e parë janë të pranishëm vetëm 12 persona, kur kisha është projektuar për 1230 persona.Më tej është një tjetër kishë, e hapur në shekullin e 18-të, njësoj si e para. Në total janë 20 besimtarë, kur kisha mban deri në 1 mijë besimtarë.
Në dhjetë vitet e fundit në Angli ka pasur një rënie të personave të identifikuar si të krishterë, nga 71.7 për qind në 59.3 për qind të popullsisë. Në të njëjtën periudhë numri i muslimanëve është rritur nga 3 përqind e popullsisë në 4.8 përqind. Gjysma e muslimanëve britanikë janë nën moshen 25 vjeç.
Është vlerësuar se në vitet e ardhshme në këtë vend do të ketë më shumë muslimanë aktivë se sa çmund te ketë në kishë. Një ide e cila gjysmë shekulli më parë do të kishte qenë krejtësisht e paimagjinueshme.

Aksidentohen derisa po bënin seks në makinë



Luis Briones, 25-vjec nga New Mexico është arrestuar në falgrancë në SHBA, teksa përpiqej të arratisej pas aksidentit rrugor të shkaktuar në gjendje të dehur.
Ndërkohë, që policia ka mundur të zbardhë kronologjinë e aksidentit, i cili përngjason me një film sesa një ndodhi e vërtetë.
Mësohet se 25-vjecari drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur dhe njëkohësisht bënte seks me të dashurën e tij 21-vjecare, kur kaloi një kryqëzim me semafor të kuq.
Si pasojë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit, duke ‘fluturuar’ jashtë makinës pa rroba veshur shoqen e tij. 21 vjecarja ka mbetur lakuriq në mes të rrugës, por kjo nuk e ka penguar të riun që ta braktiste në përpjekje për t’u arratisur.
Luis Briones me një këpucë dhe një palë pantallona të veshura në anën e kundërt, ka tentuar të largohet në drejtim të një pylli të vogël anë rrugës. Policia e cila është vënë në ndjekje të 25-vjecarit ka mundur të arrestojë të riun, dhe ka konstatuar se ai ishte në gjendje të dehur.
25-vjecari është arrestuar dhe ndodhet në qelitë e burgut të shtetit Bernalillo me një gjyq që do i kushtojë 22 mijë dollarë.